19-vjeçarja i ‘zhduket’ policisë me 130 km/orë, si i shpëtoi burgut në Britani pasi u fut me semafor të kuq (fotot)

26/04/2024 21:31

E reja ndiqej nga policia me shpejtësi të paktën 130 km në orë pas një mbrëmjes ku pranoi se kishte konsumuar alkool.

Më pas Zuzanna Kozlowska kishte kaluar me të kuqe në semafor, parakalonte makina sa majtas e djathtas, pa e kuptuar se policia po e ndiqte me një makinë civile prej disa kilometrash.

Kur ata ndezën dritat blu ajo kishte ndaluar, dhe pranoi se kishte konsumuar alkool edhe pse në mjetin e matjes nuk tregoi përqindje mbi masën e lejuar.

Kozlowska raportohet se u kishte thënë oficerëve: ”Nuk kam shumë për të thënë përveçse të kërkoj falje, nuk isha vetvetja”.

“E di që nuk duhet të kisha marrë makinën nën influencën e alkoolit, e di që është e gabuar, nuk isha në gjendje të shëndoshë mendore”.

Zhvillimi papëlqyeshëm ndodhi kur e reja kishte dalë nga bari në Cheshire, në veri të Britanisë dhe mori makinën e saj Seat Ibiza.

Në gjyqin e çështjes, prokurorja Nicola Parr, tha se Kozlowska kishte bërë disa parakalime të rrezikshme dhe kishte kaluar semaforin kur ishte i kuq, duke u bërë rrezik për aksident madhor.

“Oficerët që e ndiqnin më pas e sinjalizuan të ndalonte dhe ajo e bëri. Sjellja e saj ishte drejtim i rrezikshëm i vazhdueshëm i makinës, aq më tepër në kushte të papërshtatshme moti”.

Kozlorska rrjeshimisht u dënua nga gjykatësi me gjashtë muaj burg, më pas të pezulluar për dy vjet dhe u urdhërua të mos drejtonte automjete per dy vjet, te kryente 300 orë punë komunitare të papaguar, si dhe një program rehabilitimi prej 20 ditësh.

Gjykatësi Peter Hunt i tha: “Vetmë një hap të ndante nga burgu i vërtetë, që këtej e tutje duhet të bësh sjelljen tënde më të mirë, dhe këtu përfshihet të mos prekësh një mjet me motor, për kohën e caktuar”./TheSun/

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA