U zhduk një ditë më parë nga banesa, polumbarët e RENEA-s gjejnë trupin e pajetë të 58 vjeçarit të mbytur në rezervuarin e Prrenjasit
25/04/2024 11:02
Trupi i pajetë i një 58 vjeçari në Prrenjas i cili ishte zhdukur një ditë më parë nga banesa e tij, është gjetur sot nga polumbarët e RENEA-s.
Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, kushëriri i 58 vjeçarit Xh.D që u gjet i pajetë denoncoi në polici zhdukjen e tij dhe faktin që kishin gjetur pranë rezervuarit rrobat dhe biçikletën e të ndjerit.
Pas disa orësh kërkimesh, polumbarët e RENEA-s, kanë mundur të gjejnë trupin e pajetë që do t’i dërgohet Institutit të Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekspertizës.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.
Top Channel