Princesha britanike Beatrice ka mësuar së fundmi se ish-i dashuri i saj i parë, ka vdekur nga një mbidozë drogash në një hotel luksi në Miami.
Paolo Liuzzo, i biri i një manjati petro-kimikatesh, besohet se përpiqej prej kohesh të luftonte varësinë nga drogat, bixhozi e eksese të tjera, para se të vdiste në moshën 41 vjeçare.
Beatrice thuhet se është shtangur të mësojë për vdekjen e Liuzzo dy muaj më parë në hotelin Miami Worldcenter, ku një dhomë kushton $300-nata.
Rrjeti MailOnline shkruan se Paolo u varros në vendlindjen e tij Brooklyn, New York, në një funeral të thjeshtë me familjarët dhe miqtë e afërt.
Të afërmit e Paolo, i biri i një manjati italian matrialesh nga nënproduktet e naftës, mbollën një pemë në kujtim të tij.
E bija e princit Andrew shoqërohej me Liuzzo në vitin 2005 kur ajo ishte 17 vjeçe dhe ai 24, por çifti u ndanë në 2006.
E përditshmja The Sun shkruan se Beatrice është e tronditur nga vdekja Liuzzo, i cili raportohet se luftonte me varësinë nga drogat dhe alkooli, si dhe kishte akumuluar shumë borxhe.
Një mik i Liuzzo tha për rrjetin The Sun: “Paolo nuk ishte mirë në nivel personal. Ai përdorte fillimisht droga farmaceutike dhe mëvonë kokainë e heroinë, dhe rrjedhimishst stili i jetesës mori kontrollin”.
Ai ishte arrestuar disa herë në SHBA e Australi për shkelje të vogla, dhe në 2002 ishte akuzuar për vrasjen nga pakujdesia të një bashkë-studenti gjatë përleshjes me të në universiteti ‘College of the Holy Cross’.
Akuza më pas u reduktua në sulm fizik dhe Liuzzo nuk shkoi fare në burg por vetëm kreu “shërbim komuniteti”./DailyMail/
Top Channel