Dy ‘çifte’ marrin 20 goditje thuprash bambuje për marrëdhënie jashtë martese, sipas ligjit strikt Sharia në Indonezi (fotot)

25/04/2024 15:23

Dy çifte në Indonezi kanë marrë sot dënimin publik me goditje thuprash bambuje për seks jashtë martese, sipas ligjeve strikte muslimane të marrëdhënieve gjinore në një nga rajonet më konservatore në Indonezi.

Provinca veriore Aceh është e vetmja në vend që praktikon ligjin Sharia në vendin me popullatën më të madhe muslimane në botë dhe gjithashtu i vetmi që vijon të ruajë ‘traditën’ e dënimeve me goditje thuprash ose kamxhiku për çështje morale.

Foto të publikuara nga autoritetet tregonin ekzekutimin e dënimit me 20 goditje që jepej nga anëtarë të policisë vendase të njohur si ‘Wilayatul Hisbah’.

Gratë shihen që qëndrojnë në gjunjë me kokën përulur teksa goditen nga kallami, ndërsa në të tjera imazhe shihen pasojat në kurrizin e të dënuarve me gjakosje e shenja të dunës.

Viktimat raportohet se marrin kontrolle mjekësore para dënimit të rëndë teksa mjekët shiheshin që kontrollojnë presionin e gjakut nëse ata mund të durojnë stresin fizik.

Burrat e gratë që nuk janë të martuar ose nuk kanë lidhje familjare nuk mund të qëndrojnë në afërsi të njëri tjetrit në vende publike ose në automjete.

Zyrtarët vendas thonë se kanë ashpërsuar legjislacionin kohët e fundit me qëllim “krijimin e një gjenerate që respekton vlerat islamike në jetën e përditshme”.

Autoritetet e provincës kanë mbyllur gjithashtu dyqanet 24-orëshedhe po kufizojnë ambjentet e zbavitjes në rajon, shkruan rrjeti Daily Mail.

Mes dënimeve të dënueshme me goditje thuprash përfshihen aktiviteti seksual për çifte të pamartuara, aktiviteti homoseksual, shitja ose konsumi i alkoolit e drogave si dhe loja e bixhozit.

Dënime të tilla publike në Aceh janë bërë në ambjente të hapura, duke u filmuar dhe turpëruar shkelësit.

Aktivistët e të drejtave kanë bërë thirrje për ndalimin e dënimit degradues duke nxitur qeverinë vendase të veprojë, por deri tani nuk ka pasur reagime nga autoritetet indoneziane.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA