Zbulohet shkaku i vdekjes së modeles së New York, Eva Evans (fotot)

24/04/2024 18:24

Eva Evans kishte më shumë se 300,000 ndjekës në rrjetin TikTok.

Modelja e njohur e rrjetit që jetonte në New York City, Eva Evans ka vdekur në moshën 29 vjeçare, teksa shkaku zyrtar është raportuar ‘vetëvrasja’.

Personazhi i njohur i TikTok u gjet pa jetë mbrëmjen e të shtunës në apartamentin e saj nga një shoqe, njoftonin dje zyrtarët e policisë për rrjetin TMZ.

Shoqja e Evans i kishte thënë policisë se nuk e dinte se e reja kishte probleme me shëndetin mendor, teksa një shënim i të ndjerës ishte gjetur në apartament.

Motra e Evans, Lila, njoftonte më herët në rrjet vdekjen duke publikuar portrete të Evans teksa shkruante:

“Shpërndajeni këtë lajm që të arrijë te të gjithë ata që duhet ta dinë. Dje familja ime mori lajmin se Eva jonë e dashur ka vdekur”.

Ajo shtonte se një event “celebrimi i jetës së Eva” do të mbahet në Manhattan ku fansat e saj të lënë mesazhe dhe të bëjnë homazhe.

Ndjekës të së resë dhe influencues të tjerë në rrjet dërgonin ngushëllime për familjen e Evans, duke shprehur admirimin e tyre për personazhin e njohur të TikTok.

Evans njihej për postimet e saj zbavitëse në TikTok, mbi jetën si një e re në New York City. Ajo ofronte këshilla për gjëra për bërë në qytet, ose dhe ide për lidhje, ndarje e çështje romantike që përfshijnë të rinjtë.

FOTO GALERI
2/3
Shoqja e Evans i kishte thënë policisë se nuk e dinte se e reja kishte probleme me shëndetin mendor, teksa një shënim i të ndjerës ishte gjetur në apartament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA