Struci njohur i kopshtit zoologjik të Kansas ngordh pasi gëlltit çelësat e kujdestarit (fotot)

24/04/2024 17:30

Stafi i kopshtit zoologjik Topeka njoftonin se janë të shokuar nga vdekja e strucit të tyre Karen, e njohur gjithashtu si ‘princesha kërcimtare’.

Stuci i njohur i kopshtit zoologjik të Kansas, SHBA, kishte gëlltitur aksidentalisht celësat e një prej punonjësve në formë loje, dhe rrjedhimsisht humbi jetën.

Kompleksi zoologjik Topeka njoftonte se vdekja e Karen në fundjavë erdhi pasi “ishte zgjatur përtej gardhit të tij për t’i marrë celësat një punonjësi dhe më pas i kishte gëlltitur ato.”

Punonjësit e kopshtit thanë se kishin tentuar të nxirrnin objektin e huaj nga gryka e shpendit me të gjitha mënyrat, ashtu dhe me kirurgi për të shpëtuar Karen, por pa sukses.

“Jemi të tronditur nga humbja e Karen,” tha drejtori i kopshtit Fawn Moser, duke shtuar se stafi kishin lidhje të fortë me të. “Ishte si një anëtar i komunitetit tonë”, shtonte ai.

Zyrtarët shtonin se do të hetonin si kishte arritur të gjente shpendi çelësat dhe do të rishikojnë protokollët e sigurisë.

Karen ishte pjesë e zonës së ‘Gjirafat & Miqtë’ e kopshtit zoologjik prej vitit 2023, duke tërhequr mjaft vizitorë me aktivitete uji si notim në pishinë dhe duke luajtur me spërkatësen.

Kuratorja e kafshëve Wrylie Guffey, tha: “Ishte e vështirë tëmos afeksionoheshe me Karen kur e njihje, një kafshë e mrekullueshme që të tërhiqte me kuriozitetin dhe lojrat e saj”.

Guffey shtonte se kopshti tashmë kërkon dy ose tre strucë femra, për të jetuar në një habitat me gjirafat, gazelat, drerë dhe disa lejlekë.

FOTO GALERI
2/3
Kompleksi zoologjik Topeka njoftonte se vdekja e Karen në fundjavë erdhi pasi “ishte zgjatur përtej gardhit të tij për t’i marrë celësat një punonjësi dhe më pas i kishte gëlltitur ato.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA