Presidenti Raisi inauguron projektin iranian të ujitjes dhe energjisë në Sri Lanka (fotot)

24/04/2024 19:15

Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka inauguruar sot një projekt $514 milionësh të mbështetur nga Irani për ujitjen dhe hidro-energjinë Sri Lanka.

Megjithse projekti i Uma Oya pritej fillimisht të përfundonte një dekadë më parë, sistemet janë një zhvillim madhor për Sri Lankën dhe lindje e saj me Iranin, teksa ky i fundit është objekt sanksionesh nga Perëndimi.

Presidenti Raisi ishte në inaugurimin në Sri Lanka me ministrin e brendshëm Ahmad Vahidi, i cili kërkohet nga Perëndimi për një atentat me bombë në Argjentinë në 1994.

Atentati ndaj një komuniteti hebre në Buenos Aires ka sjellë një urdhër arresti nga Interpol për Vahidi, teksa Argjentina i kishte kërkuar sot Pakistanit dhe Sri Lankës ta arrestonin.

Por një zyrtar nga Sri Lanka tha për rrjetin AFP se ministri i brendshëm nuk ishte listuar zyrtarisht si pjesë e delegacionit.

Nderkohe sot Raisi u prit me 21-të shtëna armësh nga presidenti vendas Ranil Wickremesinghe, zyra e të cilit tha se vizita simbolizon “bashkëpunimin e afërt mes dy vendeve”.

Projekti i rezervuarve në Uma Oya pritet të ujisë 4,500 hektarë tokë të re ndërsa dy gjeneratorë të digës do të gjenerojnë rreth 120 megavat energji elektrike.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA