Në Londër feston Arsenal, “The Gunners” shkatërruan Chelsea-n me pesë gola në derbi.
Takimi i prapambetur nga java e 29-të e Premier League u mbyll me rezultatin 5-0, me skuadrën e Arteta-s që nuk i ndali tentativat për të shënuar gjatë gjithë ndeshjes.
Takimi i luajtur në “Emirates Stadium” u zhbllokua që në minutën e 4’ me Trossard, i cili njëkohësisht vulosi edhe fraksionin hapës.
Në minutën e 52’ White dyfishoi avantazhin e ekipit të tij, teksa Havertz realizoi golin e tretë për Arsenal në minutën e 57’. Ndërkohë në minutën e 65’ Havertz realizoi golin e katërt, ndërsa White vulosi këtë takim me golin e shënuar në minutën e 70’. Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 5-0 me Arsenal që kryeson me 77 pikë, teksa Chelsea renditet në vend të nëntë me 47 pikë.
Arsenal-Chelsea (5-0) / Java e 29-të, Premier League
70′-Goool! Arsenal shënon edhe golin e pestë me White, Chelsea “shpërfytyrohet” në derbi.
65′-Goool! Havertz shënon sërish, Arsenal bën “poker” ndaj Chelsea-t.
56′-Goool! Goli i ishit, Havertz ndëshkon Chlesea-n dhe thellon avantazhin e Arsenal-it.
52′-Goool! White gjen rrugën drejt rrjetës dhe dyfishon avantazhin e Arsenal-it.
04′-Goool! Zhbllokohet shpejt derbi i Londrës, Trossard kalon Arsenal-in në avantazh!
Formacionet zyrtare:
Top Channel