Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 45 vjeçari në Lezhë

23/04/2024 22:17
Foto nga vendngjarja

Një 45 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Lezhë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në Ishull Lezhë ku 45 vjeçari V.M aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, gjë që ka rezultuar fatale për të.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Top Channel