Mjeti i tonazhit të rëndë humb kontrollin dhe del nga rruga në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, shkak lagështira

23/04/2024 21:55

Mjë mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga si pasojë e shirave në aksin Rrogozhinë-Lushnjë pranë fshatit Dushk.

Sipas korrespodentit të Top Channel, Bledar Korreshi mjeti ka qenë bosh në momentin e aksidentit në këto momente po nxirret nga kanali nga një tjetër mjet të rëndë, momentalisht është bllokuar edhe rruga nacionale.

Rruga është bllokuar për shkak të aksidentit, ndërsa është krijuar trafik disa kilometrik. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për lirimin e rrugës.

Top Channel