Partia Socialiste ka dorëzuar sot propozimet për anëtarët që do të jenë pjesë e komisionit të Posaçëm për Dezinformimin.
Socialistët kanë porpozuar deputetin Erion Braçe si kryetar për drejtimin e punës së komisionit. Ndërsa si anëtarë të tjerë janë propozuar deputetët Bledi Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Enslemvera Zake dhe Etilda Gjonaj.
Ditë më parë kryeparlamentarja, Lindita Nikolla u kërkoi grupeve parlamentare që të dorëzonin propozimet e tyre mbi anëtarët e komisionit që pritet të përbëhet nga 11 anëtarë, 6 prej tyre nga mazhoranca ndërsa 5 të tjerë nga opozita, konkretisht 3 të grupit parlamentar të PD, 1 nga “Aleanca për Ndryshim” kryesuar nga Agron Duka dhe 1 tjetër nga grupi parlamentar “Demokraci dhe Integrim”, kryesuar nga Mesila Doda.
Pas propozimeve të grupeve parlamentare për anëtarët përbërës, pritet miratimi i tyre edhe nga Kuvendi.
Top Channel