Bashkëpunoi për të fshehur një vepër penale, arrestohet 31 vjeçari i shpallur në kërkim në Bulqizë

22/04/2024 13:29
Foto ilustruese

Një 31 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Bulqizës pasi rezultonte i dënuar me 8 muaj burg.

Në pranga ka rënë i riu Sh.P, të cilin gjykata e Dibrës e kishte dënuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.

Top Channel