Irani quan dronët e sulmit izraelit ‘lodra fëmijësh’, teksa celebron ditëlindjen e liderit (fotot)

20/04/2024 16:48

Mediat iraniane shfaqnin dje qytetin Isfahan në dukje të qetë, duke mohuar dëme nga sulmi izraelit me dronë ndaj bazës së tyre ajrore.

Duke mos i dhënë rëndësi goditjes së raportuar, zyrtarët quanin mjetet e përdorura nga Izraeli, “lodra fëmijësh”.

Ministria e jashtme e Teheranit quante raportimet në media për “goditjen e suksesshme” si të pasakta, teksa i kushtonte më shumë vëmendje ditëlindjes së Liderit Suprem.

Izraeli ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht përgjegjësinë për sulmin e preçizionit ndaj bazës ajrore të Isfahan, në kundërpërgjigje të një sulmi të mëparshëm nga Irani.

Mediat perendimore thonë se të paktën një goditje ka shpërthyer brenda bazës iraniane në sulmin e të premtes.

Por zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane Hossein Amirabdollahian tha për rrjetin NBC: “Ato ishin më shumë   … si lojra me të cilat luajnë fëmijët, dhe jo dronë. Ne nuk jemi të sigurtë se ka një lidhej mes tyre dhe Izraelit”.

Zyrtarët e mediat iraniane shtonin se disa shpërthime të regjistruara gjatë sulmit ishin dronët që goditeshin nga sistemet e mbrojtjes ajrore mëngjesin e të premtes.

Një stacion televiziv tregonte atë që komentonte si “atmosferë e qetë në Isfahan, ndërsa paralajmëronin se nëse Izraeli godet vendin, kundërpërgjigja do të jetë e ashpër dhe e menjëhershme.

Dje pas sulmit te raprotuar, iranianët dolën në rrugët e Teheran duke brohoritur slogane si “Vdekje Amerikës, vdekje Izraelit”.

Në fakt zyrtarët amerikanë thonin se ishin njoftuar për sulmin izraelit vetëm pak para nisjes. Pra ata pranonin se Izraeli është autori i sulmit por fakti që sulmi është quajtur “lojë fëmijësh” nga Irani, shton më shumë misterin për strategjinë apo qëllimet e vërteta të lëvizjes.

Ngjarja e djeshme vjen pesë ditë pas një goditjeje të Iranit me dronë drejt Izraelit, dhe ajo e neutralizuar nga sistemet ajrore mbrojtëse.

Kjo e fundit ishte një kundërpërgjigje e shkatërrimit të konsullatës iraniane në Siri nga një sulm ajror i Izraelit një javë më herët.

FOTO GALERI
3/4
Hossein Amirabdollahian tha për rrjetin NBC: "Ato ishin më shumë ... si lojra me të cilat luajnë fëmijët, dhe jo dronë. Ne nuk jemi të sigurtë se ka një lidhej mes tyre dhe Izraelit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA