Tmerri jashtë gjyqit të Trump-it, ndërron jetë 37-vjeçari që i vuri flakën vetes (Foto)

20/04/2024 09:47
Viktima, përpara ngjarjes

Ka ndërruar jetë personi i cili i vuri flakën vetes jashtë gjykatës në Manhattan, ku po mbahej gjyqi i ish-presidentit Donald Trump.

37-vjeçari Maxwell Azzarello, lagu veten me një lëndë ende të pakonfirmuar zyrtarisht, përpara se të hidhte në ajër broshurat e teorisë së konspiracionit.

Kjo ndodhi kur përfundoi përzgjedhja e jurisë për gjyqin e zotit Trump. Ai u dërgua në spital të premten në gjendje kritike, ku më vonë vdiq, shkruan BBC.

Trump ishte në ndërtesë për të marrë pjesë në përzgjedhjen e jurisë, por ish-presidenti u largua gjatë incidentit.

Siguria e gjykatës nuk ishte shkelur në incidentin e së premtes, thanë zyrtarët e emergjencës. Çështja, e cila sapo kishte përfunduar përzgjedhjen alternative të jurisë, rifilloi më vonë pasdite.

Hetuesit thanë se kishin marrë një telefonatë urgjence 911 rreth orës 13:30 me kohën lokale (18:30 BMT) duke u thënë se një burrë i kishte vënë flakën vetes.

Maxwell Azzarello kishte mbërritur në Nju Jork nga shtëpia e tij në Florida javën e kaluar, teksa rezulton pa precedent penal. BC shkruan se familja e tij në Florida nuk ishte në dijeni se kishte udhëtuar në qytet.

Viktima, përpara ngjarjes

Top Channel