Një burrë trupi i pajetë i të cilit sillej në bankë për të firmosur një hua nga mbesa e tij në Brazil, mund të jetë helmuar, thuhet së fundmi në thellimin e çështjes tronditëse nga policia vendore.
Pas ngjarjes së shokoi opinionin botëror mediatik me pamjet e vrazhda, zyrtaret në Brazil publikuan tashmë dyshimet e tyre teksa presin rezultatet e autopsisë.
68 vjeçari Paulo Braga, kishte vdekur të martën në Rio de Janeiro teksa në pamje skandaloze që kanë bërë xhiron e botës, mbesa e tij shihet që e nxjer nga taksia me ndihmë e një burri dhe e sjell në bankë për të firmosur një fletë të bardhë që besohet se është marrja e një huaje.
Analizat deri tani tregojnë se Braga ishte i kequshqyer dhe se ka vdekur nga ndalimi zemrës.
Por pas zhurmës publike mjekësia ligjore tashmë po heton nëse është helmuar dhe po priten rezultatet e testimeve të mëtejshme.
Raportimi aktual thoshte: “Të dhënat tregojnë për zbulimet pas vdekjes të kequshqyerjes dhe sëmundjeve bronkoaspirative. Sëmundje të mëparshme të zemrës mund të kenë kontribuar në ngjarjen e vdekjes”.
Ditën e vdekjes mbesa e të ndjerit Braga, Erika de Souza, u arrestua për mashtrim bankar duke u përpjekur të merrte paratë (rreth $3000) në emrin e një të vdekuri.
42 vjeçarja tërhiqte trupin e xhaxhait të saj te sporteli i bankës dhe më pas hiqej sikur bisedonte me të, para klientëve dhe stafit të shokuar të bankës.
Por koka e tij tundej poshtë e lart pa kontroll, ndërsa goja i rrinte hapur gjatë situatës makabre.
Punonjësit e bankës kuptuan rrethanat dhe një prej tyre tha: “Kjo më duket se nuk është e ligjshme. Ai nuk duket mirë, është shumë i zbehtë”.
Por Erika ia kthente shpejt: “Ai ashtu është gjithmonë,” dhe më pas i flet xhaxhait duke e pyetur nëse donte të rikthehej në spital.
Një shofer taksie ishte kishte ndihmuar Braga të dilte nga shtëpia me të vdekurin rreth mesditës teksa u tha policëve se burri ishte ende gjallë.
“Kur hyra në shtëpi, Paulo ishte shtrirë në krevat,” tha shoferi.
“E mora në krahë me ndihmën e Erika dhe e futëm në makinë, e shihja që ai merrte frymë”, tha ai duke shtuar se kishte qenë një tjetër shofer që e kishte ndihmuar në dalje për të shkuar në bankë, shkruan The SUn.
Kreu i policisë Fabio Luiz tha: “Hetimet vazhdojnë për të identifikuar të tjerë familjarë që mund të kenë marrë pjesë në çështjen e huasë”.
Erika akuzohet për mashtrim bankar dhe denigrim të trupit të të vdekurit.
Top Channel