Banorët e Big Brother VIP e kanë quajtur strategji lojën e Jetmirit, pak para se banori të lërë përfundimisht shtëpinë.
Prime-in e kaluar Jetmiri hodhi akuza, duke lënë të kuptohet që po bëhen padrejtësi ndaj atij, nga ana e produksionit.
Sipas Julit, Jetmiri nuk ka dashur të ikë kurrë nga ky show, por i ka dhënë ato deklarata për të marrë vëmendje.
Juli: E dija që nuk do ishte, ishte një lojë me mullinjtë e erës. Nëse je në një lojë që ke një konflikt dhe mendon se po të censurojnë, ik. Është duke kërkuar të bëjë disa fansa jashtë, që e mendojnë si viktimë. Bëri cirk për të marrë kohë televizive.
Romeo ndau gjithashtu të njëjtin mendim, dukë thënë: “erdhi në fillim bënte gangon, nuk i dha njeri hapësirë. Filloi t’i hyjë grave, nuk po ia del. Luajti viktimën.”
Heidi: Nuk ka qenë loja e fillimit të Jetmirit, e kapa që e prisja që do bënte atë që do bënte. Ndërroi disa herë lojën dhe tani e ka produksionin. Ka disa ditë që se di ku është, se ça bën nëpër cepat e shtëpisë.
Egla: Është i vetëdiskredituar, bëri gabim që vazhdoi eksperiencën këtu sepse nuk ka më çfarë të mbjellë e të korrë. Njeriu s’paska as turp as cipë.
Jetmir: Juli ka pranuar si ka abuzuar me të drejtën publik, ku kam falsifikuar një tender publik.
Ledioni: Parafolësit nuk u morën se me çfarë je marrë ti në Kanada.
Jetmiri: Hajde sjellim standardin, duket sikur po shpik nga hiçi gjithçka
Ledioni: Jetmir, më vjen keq të të them po ke një mungesë koherence…
Pas shumë përplasjesh me banorët, Jetmiri le shtëpinë e Big Brother VIP.
Top Channel