“Xhelozia e deputeteve të PS për fjalimin tim për Spiropalin”, satira e Gjekmarkajt: Lideri Muli më kritikoi kur Vokshit nuk i thashë “shefe Albana”

19/04/2024 13:00
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronike qortimesh të gjithanëshme!

Kronika e djeshme nuk ka hyrje. Ajo nis drejt e nga fundi ku Kryezevendes Lideri Muli me qortoi. Ndonëse aterisht po prapë kritika e tillë mbetet. Pas një seance të gjatë mora të dal dhe qendrova tek karrigia e Kryezevendes Liderit se është bërë zakon si besimtaret që kur dalin nga Kisha bëjnë kryqin e fundit.
Vetëdija se në ditë të veshtira tek kraharori i tij jemi mbeshtetur se dorë e tij na ka mbajtur të mos biem në greminat e pakthim të hasmerisë na bën mirënjohes.

Kur biseda dukej se po merrte nga e mbara instikti i xhentilesës më bëri të interesohem ashtu thjesht pa tituj për shëndetin e zonjës Albana, e cila së fundmi duket si më e hequr.
Ajo ngriti kokën si përtueshëm dhe lëshoi një “mirë” të thatë. Aty Kryzëvendes Lideri ndryshoi çehren, befas u bë i zymtë dhe tha “dëgjo zoteri, në parti ka hierarki, ti je axhami në kësi punësh e ke thënë vetë e kjo të nderon, ne nuk njohim këtu asnjë Albana por njohim vetëm një e të pandashme “shefe Albana”.

I zënë në faj mu tha pështyma dhe belbëzova mbyturazi që isha mësuar të thërrisja “Shefe Jorushi”.
Aty Kryezevendes Lideri u vrenjt edhe më rëndë u llafos “e kam vënë re por kam besuar që do korigjoheshe vetvetiu nën dritën e zhvillimeve, ajo tani për tani është vetëm Jori atë prapashtesën përkedhelëse -ushi-ne se njohim po su kthye në grup dhe kur të vijë si fillim mund ta gradojmë kandidate për zëvendës shefe Jori pastaj tu pa e tu bë”. Tritani tunde koken në shënjë miratimi. Vetem Isuf Çela më kqyrte me keqardhje.
Pasi kuptova gabimin dhe në largim i thashë “shefe Albana” mirëupafshim ajo u çel dhe më buzëqeshi ëmbël dhe optimizmi me rrëmberu të gjithin.

Kryezevendes Lideri me rrahu shpatullat aterisht dhe më përgëzoi duke më thënë se Partia e ka zemrën e gjërë dhe nuk të lë të gabosh por edhe vete u ndjeva më i lehtesuar nga pranimi i të vertetave që shkelqejnë si rreze dielli.
Që e lodhshme seanca edhe për faktin se mu desh të drejtoja përsëri.

Babo me Taon pasi kanë marrë e dhënë me Muçon për tre vjet duket diku janë thyer e zhgënjyer prej tij dhe tani duan ti plasin shpirtin. Më erdhi perseri Çuçi e me tha “do ti t’ja bësh zemrën mal Babos”? Dua si nuk dua i thashë kjo është ëndrra e çdo shqiptari të ndershëm dhe e brezave që do vinë, “bukur regetiu, dil e drejto seancën në kuadër të pazarit që kemi bërë ne të trekendeshit të Bermudes kunder Muços si rreziku më i madh për të gjithë, duke të thënë shëndet ty i them njëzëri plaç Muços”.

U ngjita , aty afër erdhi Ogi dhe mu lut “aman mos bëj ndonjë prapësi me karrigen e Babos se më kanë lënë mua ta ruaj sot”. Po pse nuk vjen vetë ai për ti dalë zot pyeta? “ Ua Babua e ka zët Parlamentin, sheh Gaz Bardhin dhe i prishet gjaku, qamet zët, ti thuaj shyqyr që na lë karrigen ta venerojmë e të marrim udhezime prej saj se i teket e nuk e le as atë”.

Nuk të jap fjalën i thashë, kam marrë urdhër nga Lideri në perspektivë Gazi pas refuzimit të interpelances të bëj një akt guerril dhe ti jap zjarr, t’ja fal dreqit!

Ogi u trishtua, aman tha mos e bëj se më more në qafë kam kalamaj për të mbajtur”. Aty u preka dhe hoqa dorë. Salianji i cili ndiqte bisedën më bënte shiharete nga të vetat që i ka gjithmonë pa të keq e për mirë qysh ta gezojë njerinë e gjorë. Se ai qëllim në jetë këtë ka.

Në oborr të Kuvendit desh më mbytën motrani e shoqeni të PS-së pasi ato PD -së më qortuan live. Mu duk vetja si Kapedani që me gersherë do i prisnin mustaqet graria pas fjalimit sarkastik kundër qeverisë në sallë. Në timen e kisha bërë per ujë të ftohtë Spiropalin dhe spiropalizmin po të vetet ishin bërë xheloz.

“Opera” për Elisën thoshte Gjylameti po për mua as një baladë jo? “Madona di Scutari” për të tha Etilda, si kështu unë jam më e përshpirtshme të më quaje “Madona di buon consiglio”?! Po kisha shkruar u justifikova që ti ke qendisur si Marigoja flamurin që ngriti Babua në 1912 po se di u ngaterrova.

Antoneta Dhima mu hakerrye me një jazëk po për Braçen si nuk the një fjalë, ai ka luftuar me Dine Aganë në Çanak Kala, as per Belen që ka ngritur hidrocentralet mbi Drin dhe elektrifikuar vendin?! E vërtetë, u bëra meit.

Klodi Bushka më butë “ah mër Gon si nuk xune mend erdhi dita që Eni Xake me të gjyku me ta qujt satirën folklor?”.
Ismet Beqiri mu afrua dhe heshti një copë herë, “si kështu më tepër nga ti prisja!” –“Pse qysh?” –“Si nuk the që Mimi di Puccini shpiku Pianon dhe qemanen që ka shkruar Komedinë Hyjonre dhe mbi të gjitha le pa perfshirë poezitë plot nur e pjalm të Petros nomatisur muzgjeve të thukta, meritat e Anila Denajt në mbarështimin e lopeve, të Gonxhes në fryrjen e rrotës, të Tezes në vallen libohovite, të Nikos në Ikonografi, të Etjen qerratait në zierjen e reçelit dhe Bujarit të Lushnjes në rakinë e dëllënjes ”.

Me një fjalim kisha bërë shumë armiq e hëngra shumë të shara. Në atë mërzi më gjet Helidon Bushati që më dha gajret “shumë armiq shumë nder ”. Gazetari Renaldo Salianji nga studio habitej me lumturinë trashendentale te kolegëve Man ( Osman) qafiri i Neës 24, Ermali i Syrit, dhe Isa i Orës për gëzimin e tyre të eger thjesht për faktin që i patëm zënë duke ngrënë byrek me miell të dyshimtë teksa një deputet gjindej nën kërcënim zhburrërimi. Muhamet Veliu rrinte indiferent dhe i paepur në pavarësinë e tij. Ndersa Fatjon Binjaku turfullonte ky ha bukën e kaurrit dhe benë duanë e turkut, unë ja korrigjoj qyfyret dhe ai ve re gastronominë e kolegëve te mi e nuk na mbron nga sulmet e pushtetit!

Top Channel