Punonjësit japonezë i shpëtojnë mrekullisht sulmit kamikaz ndaj automjetit në Pakistan (fotot)

19/04/2024 18:23

Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer jelekun e mbushur me eksplozivë pranë një furgoni me punonjës japonezë në qytetin port Karachi në Pakistan.

Policia tha se punonjësit kishin shpëtuar me fat nga sulmi por tre kalimtarë ishin plagosur.

Sulmi në zonën industriale u krye ndaj pesë punonjësve japonezë të fabrikës Pakistan Suzuki Motors, tha kreu i policisë vendase Arshad Awan.

Ai shtonte se policët që shoqëronin punonjësit hapën zjarr pas sulmit dhe vrarë autorin dhe një bashkëpunëtor të tij.

Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari dënonte sulmin dhe uronin shërim të shpejtë të të plagosurve.

Ende nuk ka marrje të përgjegjësisë por disa grupe separatiste vendase kanë shënjestruar disa vitet e fundit punonjës kinezë në Pakistan të projekteve të korridorit ekonomik Kina-Pakistan.

Mediat vendase thonë se grupe nacionaliste ose me lidhje talibane me Afganistanin fqinjë, kundërshtojnë vërshimin e kompanive të huaja që shfrytëzojnë burimet kombëtare.

Në mars pesë kinezë e një pakistanez humbën jetën në një atentat vetëvrasës në verilindje të vendit, ku punonin për ndërtimin e një dige.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA