Shkatërrimi i të korrave lë miliona njerëz përballë urisë në jug të Afrikës (fotot)

18/04/2024 19:35

Miliona njerëz në jug të Afrikës përballen me krizë urie prej thatësirës, rrebesheve të papritura shkatërrimtare dhe shkatërrimit të të mbjellave nga insektet, në komunitetet e varfra fermere.

Fermerja vendase Fanny Kunkhoma, thotë se nuk e kupton përse fenomenet shkatërruese godasin rajonin vitet e fundit:

“Sezoni i të mbjellave ka qenë i keq sivjet pasi shirat kanë qenë të ashpra, dhe më pas u goditëm nga krimba parazitarë që nuk i kishim pritur. Kështu të korrat dështuan dhe nga parcela që prodhoj zakonisht 50 qese misër (50kg) kam marrë vetën dy.”

Bashkëfshatarja e saj Mary Nayeja, dëshmon po ashtu ecurinë defektoze të të mbjellave:

“Ne mbollën fillimisht kur ishte shiu por më pas pati një periudhë të thatë dhe të mbjellat u kalbën. Kur erdhën përsëri shirat mbollën dhe disa bimë mbijetuan, por ato u infektuan më vonë nga krimat dhe prodhuan misra të këqinj”, tha Mary për rrjetin AFP.

Ndërsa përfaqësuesi i programit Botëror të Ushqimit në Malaui, Simon Denhere, tha se situata e rëndë vjen prej fenomenit ‘Elnino.’

“Në nevojiten të paktën 70 milionë dollarë për të ushqyer rreth 70 dy milionë njerëz për tre muaj”, tha ai.

Ndersa fermerja vendase Fanny Kunkhoma nisi të thante misrin e paktë që kishte marrë dhe nuk dinte ç’të mendonte.

“Nuk e di ç’do të sjellë e ardhmja, sinqerisht. Nuk prisja vetëm dy qese, më vjen për të qarë sepse nuk e kuptoj këtë. Çfarë të bëj me fëmijët e mi me vetëm dy qese. Nuk kam asgjë për t’i dhënë fëmijëve”. /AFP/

FOTO GALERI
3/9
"Ne mbollën fillimisht kur ishte shiu por më pas pati një periudhë të thatë dhe të mbjellat u kalbën. Kur erdhën përsëri shirat mbollën dhe disa bimë mbijetuan, por ato u infektuan më vonë nga krimat dhe prodhuan misra të këqinj”, tha Mary

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA