Punonjësit protestojnë për mbylljen e fabrikës së çelikut në Kili prej presionit tregtar nga Kina (fotot)

18/04/2024 19:00

Punonjësit e fabrikës më të madhe të çelikut në Kili u përleshën sot me policët me veshje të rënda për tentativat e mbylljes së saj nga qeveria.

“Mbyllja e Huachipato do të ishte një bombë për ne,” thotë punonjësi Carlos Ramirez teksa qeveria thotë se ‘nuk ndalon dot kompeticionin’ e çelikut të lirë kinez.

Dhjetë milionë ton çelik kinez hynë vitin që shkoi në Amerikën Latine duke kërcënuar haptazi industrinë vendase të çelikut dhe qindra mijëra vende pune që ajo përfaqëson.

Impjanti i çelikut në Huachipato, 500 km në jug të Santiago, ka njoftuar pezullimin gradual të operacioneve, sipas zyrtarëve prej mbushjes së tregut me çelik kinez që është rreth 40% më i lirë.

Zhvillimet varen nga një peticion për një taksë 25% ndaj importeve të çelikut, teksa vetëm në këtë kompani kërcënohen 2,700 vende pune dhe rreth 20,000 njerëz që varen prej tyre.

Kili ka nënshkruar marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kinën në 2006 kështu që janë të vështira masat legjislative kundër eksporteve të saj.

E njëjta situatë rezulton dhe në Brazil, prodhuesi më i madh rajonal i çelikut, ku vitin e kaluar importet nga Kina u shtuan me 50% dhe prodhimi vendas ra me 6.5%, sipas statistikave të Aço Institute.

Gerdau, një nga fabrikat më të mëdha të çelikut në Brazil ka shkurtuar tashmë 700 punonjës.

Në Meksikë po ashtu çeliku përfaqëson 1.4% të GDP-së dhe rreth 700,000 vende pune, por rreziku kinez nuk ndjehet ende./AFP/

FOTO GALERI
2/6
Impjanti i çelikut në Huachipato, 500 km në jug të Santiago, ka njoftuar pezullimin gradual të operacioneve, sipas zyrtarëve prej mbushjes së tregut me çelik kinez

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA