“Njëri ulëret në majë të pallatit, tjetri i sulet SPAK-ut me delir”, Spiropali-opozitës: Vini këtu të mbani peng Parlamentin

18/04/2024 10:38

Ministrja Elisa Spiropali është përfshirë në një debat me deputetin Gazment Bardhi në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Spiropali:  Keni opinion për baballarët në majë të thanës zoti Bardhi dhe të tjerët njëri në majë të pallatit që bërtet kundër spak nga mëngjesi në darkë dhe tjetri në majë të delirit të madhështisë që kafshon Spak e kreun e Spak. A keni ju opinion për këto meqë keni opinione për gjithçka dhe gjithkënd meqë bëni akuzatorin këtu, gjuhën e dalë nga binarët e mendjes së baballarëve tuaj në majë të thanës.

Të dy presidentë të kësaj republike, të dy kryeministra, për të cilën ju sigurisht nuk mund të shpreheni vini këtu e doni të bëni sherr e rrëmujë, të na thoni një herë e mirë çfarë opinion keni për ulërimat tuaja, ata nuk janë dy kokë dele por baballarët e opozitës suaj, vini këtu e na drejtoni gishtin, na ngrini gishtin.

Duke u përpjekur të mbani këtë Kuvend peng. Çohuni dhe thuajni se çfarë është SPAKu për ju. Dhe përgjigja mos jetë si e herës së kaluar që kur godet regjimin e Edi Ramës ëshët institucion i Drejtësisë, kur godet baballarët tuaj është organizatë kriminale. Kjo është gjuha juaj që nuk ka koherencë. O duhet të shkojë në burg trafikati i përgojuar nga ju, ose duhet të prërgjigjeni ju si kallëzues i rremë. Në rast se përgjigja juaj është ajo që dhatë herën e kaluar, atëherë vazhdoni kështu, se sa më shumë ta dëgjojnë ata që votojnë.

Kujtojmë se përmes një qëndrimi të unifikuar SHBA, Britania e Madhe dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë dënuan sulmet me karakter të fortë kërcënues plot fyerje të 48 orëve të fundit nga Ilir Meta në adresë të kreut të SPAK, Altin Dumani.

Ky sulm i paprecedentë prej krijimit të SPAK dhe marrjes së drejtimit nga Altin Dumani fillimisht mori kritika nga Ambasada e SHBA në Tiranë një reaguese konstante sa herë politika vendos në shënjestër njerëzit e drejtësisë.

Në kulmin e deklaratave anti-SPAK nga Ilir Meta reagoi edhe ambasada britanike në Tiranë.

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK.

Delegacioni i BE në Tiranë tha se “sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci”

Këto kërcënime nga Ilir Meta vijnë në momentin kur dosjet penale ndaj tij dhe familjes, përfshirë dhe hetimin pasuror duket se janë në fazën përfundimtare nga agjentët e BKH dhe prokurorët e SPAK.

Top Channel