Aksident në Vlorë, dy makina përplasen “kokë më kokë” dhe dëmtojnë automjetin e parkuar! Plagoset shoferja

30/04/2024 22:39
Foto nga vendngjarja

Një aksident automobilistik i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (30 prill) në rrugën “Ali Demi” pranë spitalit Rajonal. Njëra prej makinave ka qenë e parkuar.

Mësohet se nga përplasja ka mbetur e lënduar drejtuesja (femër) e njërit prej mjeteve e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore të specializuar.

Në vendngjarje policia lokale për të rindërtuar dinamikën e aksidentit.

Top Channel