Kuvendi miraton katër projektligje, mazhoranca dhe opozita bashkojnë votat për marrëveshjen me Kolegjin e Evropës

18/04/2024 21:03
Seanca plenare në Kuvend, 18 prill

Në përfundim të seancës së sotme plenare në Kuvend, janë miratuar 4 projektligje të rendit të ditës.

Ajo çfarë ra në sy gjatë votimit, është bashkimi i votave nga ana e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës për projektligjin Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.

Projektligji u miratua me 99 vota pro dhe asnjë kundër.

Ndërsa për projektligjet e tjera pati edhe vota kundër dhe abstenime nga ana e deputetëve të opozitës, konkretisht:

Projektligji “ Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2016, “Për prefektin e qarkut”, u miratua me 71 vota pro dhe 27 kundër

Projektligji “ Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.59/2014,“Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, u miratua me 72 vota pro dhe 25 kundër, 2 abstenim

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.82/2021, “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”, u miratua me 71 vota pro, 25 kundër dhe 2 abstenim.

Votimi për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë

Top Channel