FOTOT/ Anglia nis “gjuetinë” për arrestimin e emigrantëve të paligjshëm që do të çojë në Ruanda

01/05/2024 15:55
Arrestimi i njërit prej emigrantëve të paligjshëm në Britani

Në Britaninë e Madhe, autoritetet po punojnë me ritëm të shtuar për të arrestuar sa më shpejt personat që pritet të zhvendosen në Ruanda si pjesë e marrëveshjes së Britanisë së Madhe për menaxhimin e fluksit të emigrantëve që mbërrijnë në vend.

Aksioni i policisë, është pjesë kyçe e planit për fluturimet që do të kryhen në Ruanda në 9 deri 11 javët e ardhshme duke përbërë një moment historic në planin e qeverisë për ndalimin e kalimeve me gomone në kanalin La Mansh.

Synohet që kjo politikë, t’i pengojë emigrantët të ndërmarrin udhëtime me gomone në kanalin e La Mansh duke dhënë mesazhin se ata të cilët mbërrijnë ilegalisht në vend, nuk mund të qëndrojnë.

Sekretari i Brendshëm James Cleverly u shpreh se po punohet me ritme të shpejta për të mposhtur kontrabandën me emigrantët e paligjshëm. Ai dha urdhër që bnë kuadër të aksionit në shkallë të gjerë, të arrestohen personat të cilët nuk kanë të drejtë të jenë në Britaninë e Madhe si rezidentë.

Transportimi i emgrantëve të paligjshëm drejt Ruandas do të bëhet me anë të avionëve. Mësohet se edhe shqiptarët që kanë mbërritur ilegalisht në Britani dhe nuk kanë dokumente qëndrimi, do të dërgohen në Ruanda.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel