Një përplasje për radhën në doganën e Kapshticës, degradoi në përdorimin e mjeteve të ftohta këtë të mërkurë.

Gazetarja Dhorjela Çule raporton se dy drejtues kampionësh u konfliktuan për radhën në skaner dhe njëri prej tyre, Artur Arapaj qëlloi me thikë në bark drejtuesin tjetër, Julian Todhe.

I dëmtuari po transportohet drejt spitalit të Korçës, ndërsa autori u shoqërua në komisariat. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Top Channel