Mbyllen aplikimet për bujqësinë/  Shtohen kërkesat e fermerëve për mbështetje në Korçë e Fier

18/04/2024 16:00

Prej 27 marsit të këtij viti  ka nisur aplikimi i fermerëve  për skemat ndihmëse në bujqësi.

Sipas përgjegjëses së ekstensionit në Drejtorinë e Bujqësisë në Fier Shqiponja Musaraj në përmbyllje të këtij procesi janë kryer 16 mijë aplikime të fermerëve të Qarkut Fier ku, skema e mbështetjes me naftë përben edhe pjesën më të madhe të aplikimeve.

Interesimi për aplikimet për naftë ka qenë në pothuaj të njëjtat shifra nga viti i kaluar ndërkohë që pjesa më e madhe e fermerëve kanë aplikuar përfitimin e karburantave për punimet e tokës për mbjelljet në drithëra e perime. Afati i aplikimeve mbyllet këtë të enjte.

Top Channel