Kallëzimi i Bashës për Nikollën në SPAK, kreu i PD nuk donte afër në Parlament Bardhin dhe Gjekmarkajn, por vetëm Tabakun

18/04/2024 15:40

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kërkuar ndryshim të vendeve në stolat e Kuvendit në një shkresë drejtuar kryetares Lindita Nikolla, më 11 tetor të vitit 2023.

Basha ka kërkuar dhe ndryshimin e deputetëve të tjerë, por një kërkesë e tillë, nuk është shqyrtuar, pasi të gjithë deputetët vijojnë të ulur në vendet që mbajnë që nga marrja e mandatit.

Kreu i PD ka kërkuar që në vend të Bardhit, i  cili ulet në të majtë të tij të ulet Arbi Agalliu, ndërsa nuk ka kërkuar ndryshim të vendit të Jorida Tabakut, e cila ulet të të djathtë të demokratit.

Në kërkesën e Bashës theksohet se Agalliu zë vendin e Bardhit dhe anasjelltas, Kreshnik Çollaku zë vendin e Afron Gjekmarkajt dhe anasjelltas, Selaudin Jakupllari zë vendin e Lefter Gështenjës dhe anasjlltas, Andia Ulliri zë vendin e Asllan Dogjanit dhe anasjelltas, Merita Bakiu zë vendin e  Saimir Korreshit dhe anasjelltas.

Top Channel