Deputeti i PS kritika Peleshit: Punonjësit e kombinatit në Poliçan pa rroga, t’u them të ikin nga Shqipëria? Ministri: E miratuam dje në qeveri, nuk i paguanim dot pa ligj

18/04/2024 11:30

Deputeti socialist, Nasip Naço po zhvillon interpelancë me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi për pagat e punonjësve të kombinatit në Poliçan.

Naço: Çfarë t’u them punonjëse të kombinatit të Poliçanit që nuk marrin rrogën kur ata të Ballshit, kompani private, rafineri nafte e marrin? Pse ai i Ballshit me tre fëmijë e merr rrogën, ai i Poliçanit me tre fëmijë nuk e merr? Çfarë tu them? Tu them të vijnë te ministria e Mbrojtjes, tu them të ikin nga Shqipëria?

Peleshi: Ministria e Mbrojtjes ka edhe tre ndërmarrje shtetërore, si kombinati i Poliçanit, që filloi specialitet me municione të ndryshme.
Prej dy vitesh, situata gjeopolitike ka ndryshuar, për fat të keq vatra konflikti janë duke u ndezur dhe jemi në një periudhë që paqja është më e kërcënuar se kurrë, duke shkaktuar kërkesë të lartë për municione. Shtetet e NATO, vitin e kaluar kanë mbështetur planin për prodhimin e mbrojtjes. Shqipëria ka si detyrim të rrisë kapacitetet operacionale, për t’ju përgjigjur sigurisë. Po hyjmë në një epokë të re dhe duhet të përgjigjemi duke rijetësuar fuqinë ushtarake, me armatime dhe municione. Industria zhvillohet duke tërhequr investime serioze nga vendet aleate në NATO, duke nxitur gjithashtu edhe zhvillimin ekonomik.

Deri më sot kemi patur një mënyrë jo shumë profesionale të investitorëve, duke qenë të hapur, por jo të qartë për kërkesat. Ndërmarrjet shtetërore nuk janë tamam shoqëri aksionare dhe kanë goxha ngërçe. I kemi të qarta modelet e biznesit, të hartuar me kërkesën tonë nga SPS, e NATO. Kemi patur propozime, në vite ka patur investitorë të interesuar, që u kemi dhënë mundësinë të njihen, nga shumë shtete të botës. Nuk kemi një projekt të konkretizuar për mënyrën e bashkëpunimit, por po punojmë për ta ndryshuar qasjen se si sillemi në raport me këto investime.

Të ikim nga ‘Shqipëria 1 euro’ dhe të futemi te ‘Shqipëria pjesëmarrëse’ dhe fitimet tona të jenë me ardhura më të mira për famijlet. Kjo është qasja që po punojmë dhe për hartimin e bazës ligjore.

Kam një lajm të mirë, dje në mbledhjen e këshillit të ministrave kemi miratuar projektligjin për pagesat e punonjësve dhe ish punonjësve të kombinatit mekanik të Poliçanit. Një ligj i posaçëm sepse janë ndërmarrje shtetërore, që nuk funksionojnë me logjikë komerciale. Shtetit nuk i lejohet pa një ligj të posaçëm të marr përsipër pagesat e tyre. Për sa i përket pagave dhe detyrime të prapambetura i kemi marrë përsipër. Ndërmarrjet shtetërore duhet të konvertohen në shoqëri aksionere dhe të ecim me logjikën e tregut , duket krijuar fitime për buxhetin e shtetit. Janë 130 punonjës, me vlerë 83 milion lekë, që do përballohet nga buxheti i shtetit.

Kemi patur propozime, në vite ka patur investitorë të interesuar, që u kemi dhënë mundësinë të njihen, nga shumë shtete të botës. Nuk kemi një projekt të konkretizuar për mënyrën e bashkëpunimit, por po punojmë për ta ndryshuar qasjen se si sillemi në raport me këto investime.

Naço: Unë nuk bëj teatër, jam serioz në atë që bëj përfaqëesoj një zonë, ëhstë njq lajm i vonuar dhe i pamjaftueshëm, ju falënderoj në emër të gjithë qytetarëve të Poliçanit.

Top Channel