Azilanti që ‘i shpëtoi’ deportimit nga Anglia në momentin e fundit, pranon përdhunimin e minorenes në Oksford (fotot)

18/04/2024 16:04

Një azil-kërkues në Britani që i kishte shpëtuar kthimit në Afrikë nga dashamirësia e pilotit të avionit, tashmë pritet të dënohet me burgim të përjetshëm për përdhunimin e një minoreneje në Anglinë qendrore.

Madje 40-vjeçari Anicet Mayela, dikur bënte protesta jashtë qendrës së emigrantëve me një pankartë ku thuhej “Emigrantët nuk janë kriminelë”, dhe u ndihmua nga grupet e të drejtave për të shmangur deportimin e tij në Republikën e Kongos.

Gjykata e Oxford tha javës që shkoi se individi ka një rrezikshmëri të lartë pas dhunës së ushtruar ne sulm.

Në tentativën e parë të depërtimit në 2005, piloti kishte refuzuar të merrte emigrantin, duke argumentuar se ishte lënduar nga trajtimi i rojeve të sigurisë që e sollën në avion.

Tashmë ai është dërguar në paraburgim dhe javës që vjen do të marrë dënimin për sulmin e rëndë seksual, çka ka sjellë kritika të ashpra për zyrtarët që i dhanë të drejtë të mbetet në vend.

Deputeti konservator Marco Longhi tha: “Kjo ngre pikëpyetje të shumta për procesin ligjor që i lejoi atij të mbetet në Britani. Votuesit e mi janë të tërbuar që me një justifikim të vogël atij iu ndalua deportimi dhe tani kryen këtë krim të tmerrshëm”.

Ndërsa ish-ministri i emigracionit Robert Jenrick tha për rrjetin vendas The Sun, se çështjet kufitare janë menaxhuar ne mënyrë absurde e katastrofike 30 vitet e fundit nga qeveria.

FOTO GALERI
3/3
Gjykata e Oxford tha javës që shkoi se individi ka një rrezikshmëri të lartë pas dhunës së ushtruar ne sulm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA