Përplasi i dehur me makinë 6 persona, ndërroi jetë një 24-vjeçare/ Gjykata e Elbasanit vendos arrest me burg pa afat për Jetmir Dacin

17/04/2024 10:43

Gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për Jetmir Dacin, i cili pasditen e 8 Prillit teksa drejtonte mjetin e tij përplasi 6 persona, njëri prej të cilëve, një vajzë 24 vjeçare nuk mundi të mbijetojë.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Prrenjas Qafë Thanë ku 44 vjecari tentoi të kryejë një parakalim të gabuar e teksa u gjend përballë me një tjetër mjeti evitoi përplasjen duke u kthyer në ambientet e një biznesi anë rrugës.

Shpejtësia tej normave bëri që mjeti të përplasej me një tjetër mjet të parkuar e më pas të përfundonte mbi një grup personash që ndodheshin aty.

Për pasojë 24 vjecarja Eneida Pishkashi gjeti vdekjen pas 5 ditësh në gjendje kome ndërsa 5 personat e tjerë, familjarë të saj u plagosën.
Fillimisht 44 vjecari u la i lirë nga policia, edhe pse aksidenti ishte i rëndë. Ai u arrestua vetëm pasi 24 vjecarja gjeti vdekjen në spitalin e Traumës pasi nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra.

Prokuroria ndërkohë kërkoi “arrest me burg pa afat” ndaj Jetmir Dacit me akuzën “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.

Top Channel