Vazhdon prej disa ditësh debati i fortë mes Meritonit dhe Julit. Meritoni u shpreh se Juli i përmend vazhdimisht Ilnisën për ta goditur, ndërsa Juli i kërkoi llogari për shembullin e një ish-miku bixhozxhi që i ka përmendur Meritoni.

Meritoni: Juli ma ka përmend Ilnisën që është lojtare e fortë dhe unë jam ndjerë mirë. Është kjo mënyra e lojës, mënyrën sesi mundohet për t’i nënvlerësuar lojtarët e tjerë. Duke thënë ti nuk ke logjikë, kjo është një strategji e gabuar sepse e bën njësoj me të gjithë. Juli është ai që unë e shtrova një muhabet jashtë, i thashë ti vajzat i lavdëron dhe i mban afër vetëm kur kanë mendime të mira me ty. Kur Jul Deda e sheh që vajzat kanë një mendim kundër tij, i hedh poshtë. Për bixhozin të mora shembull një histori me një mikun tim që më mashtroi, po të them ti nuk ke vështirësi dhe arsye për të më rrejt.

Juli: Unë dhe Meritoni kemi bërë një pakt që ai nuk përmend më benë, unë do përmend premtimin që i ka bërë publikun për Ilnisën. Që për mua është e vërtetë që Ilnisa ka qenë lojtarë me inteligjente dhe për këtë mos t’i vijë keq. Meritoni ka një ndryshim si lojtar. Sa i përket marrëdhënies sime me vajzat, le të flasin vetë. Cila është arsyeja që Meritoni atë historinë me shokun me bixhoz ma dha disa herë. Kur te rritesh dhe të heqësh biberonin nga goja, do merresh me mua.

Top Channel