Përballje me shumë emocione ishin ato të mbrëmjes së sotme në ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Champions League.

Skuadrat spanjolle kanë pësuar disfatë në ndeshjet e dyta të çerekfinaleve të Champions League ku u konfirmuan dy skuadrat e para që kalojnë në fazën e gjysmëfinaleve.

Në përballjen mes Barcelonës dhe Atleticos, Katalanasit shënuan të parët, por miqtë përmbysën gjithçka me anë të Dembele, Vitinha dhe Mbappe që shënoi dy herë në fund të ndeshjes. Që në fillim të ndeshjes, katalanasit u detyruan të luanin me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësi Araujo.

Në përfundim, PSG kaloi në fazën tjetër të Champions me rezultatin e përgjithshëm 6-4.

Ndërsa po ashtu surprizë mund të konsiderohet edhe ndeshja mes Dortmund dhe Atleticos, pasi gjermanët kanë përmbysur rezultatin, duke fituar 4-2. Kështu kualifikohen për në fazën tjetër me rezultatin e përgjithshëm 5-4.

PSG dhe Atletico do të përballen në gjysmëfinale, ndërsa të nesërmen luhen ndeshjet e tjera mes Bayern dhe Arsenalit si dhe Manchester City-Real Madrid, ku pritet të mësohet përballja tjetër gjysmëfinaliste.

Top Channel