Një krater misterioz, i thellë më shumë nga sa shikon syri, është shfaqur papritur në një zonë të kufirit Rusi-Ukrainë.
Gropa e pashpjegueshme e cila është quajtur ‘portal drejt botës së nëndheshme’, u gjet në një fushë misri mes Rusisë së territorit të aneksuar të Ukrainës, Gukovo, pranë rajonit rus Rostov.
Fillimisht vendasit dyshonin se mund të ishte shkaktuar nga shpërthimi i një mine ose një galeri e vjetër minierash, por zyrtarët vendas thanë se nuk ka tunele të njohura poshtë kraterit.
Pamjet e publikuara tregojnë galerinë e gropës të rrethuar nga kashta, tepër e thellë për të kuptuar sesa e thellë është, apo çfarë ka në fund të saj.
Pamjet u filmuan nga një vendas që raportohet se ishte urdhëruar ta mbyllte.
Duke shikuar me kamera brenda saj folësi dëgjohet që thotë: ‘Është aq e thellë sa të tmerron’.
Ndërsa komentuesit e quanin ‘portal në botën e nëndheshme’ ose ‘bazë sekrete alienësh’.
Një dëshmitar tha se ajo ishte hapur papritur dhe nuk dihet çfarë është: “Duket sikur toka është shembur nga poshtë.”
Zyrtarët e rajonit Luhansk kanë lëvizur me shpejtësi për ta mbyllur super-gropën pa dhënë shpjegime për origjinën e saj.
Top Channel