Njëri transportonte dhe tjetri ruante, në pranga dy persona në Gjirokastër! Gjenden thasë me kanabis

16/04/2024 12:54

Dy persona janë vënë në pranga në Gjirokastër, pasi iu konstatuan 2 thasë me rreth 15.8 kilogramë kanabis.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Matt”, u sekuestruan kanabisi, 2 automjete tipe “Jaguar” dhe “Mini Cooper” dhe 6 celularë.

Në pranga u vu 50-vjeçari që transportonte me automjet lëndën narkotike dhe shtetasi që monitoronte rrugën ku kalonte automjeti.

Të dy të arrestuarit, 50-vjeçari me iniciale Th. B. Dhe 31-vjeçari me iniciale F. D. janë me precedentë të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel