Protesta e Rithemelimit, Klevis Balliu tenton të kalojë mbi kokat e policëve dhe të thyejë kordonin para bashkisë së Tiranës

30/04/2024 18:45

Klevis Balliu ka tentuar që të thyejë kordonin e policisë dhe të kalojë mbi kokat e efektivëve të policisë që janë vendosur para bashkisë së Tiranës.

Ndërsa në krah i qëndron Tedi Blushi, ai tenton që të çajë kordonin dhe të futet në ambientet e brendshme.

Ndërkohë ai dhe protestues të tjerë i drejtohen efektivëve duke u kërkuar që të hapin rrugën që të futen në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Top Channel