Bashkëshorti i shpëton akuzave të vrasjes së trashëgimtares së mbytur në pishinë, përfiton $4mln nga testamenti (fotot)

16/04/2024 17:04

Ndërtuesi Donald McPherson kishte nënshkruar kontrata “sekrete” sigurimi jete, ndërsa pak pas vdekjes së gruas ai kishte nisur njohjet e reja online, u tha më herët në gjykatë.

Familjarët e trashëgimtares së pasur që u mbyt në pishinë po përpiqen tashmë të ndalojnë që ish-bashkëshorti të perfitojë mbi 4.4 milionë paundë pasi i shpëtoi akuzave për vrasjen e saj.

50 vjeçari McPherson, mohon vrasjen e bashkëshortes Paula Leeson, 47 vjeçe, nga Greater Manchester, në veri të Britanisë, kur ata ishin në një zonë të largët turistike në Danimarkë në 2017. Katër vjet më vonë ai u shpall i pafajshëm nga gjykata për vrasjen.

Familjarët e Leeson kërkojnë tashmë që McPherson të ndalohet të përfitojë nga trashëgimia e saj teksa në gjyq u konsfimua se para vdekjes, McPherson kishte kryer marrëveshje sigurimi jete nga të cilat përfitonte 3.5 milionë paundë nëse ajo vdiste, sic ishte thënë në gjyqin e vitit 2021.

Ai pretendonte për tragjedinë se ishte duke fjetur, kur gruaja ishte mbytur në pishinë në një rezort në perëndim të Danimarkës, ku ata po qëndronin në qershor të 2017.

Disa ditë më vonë ai kishte nisur transferimin e shumave të mëdha nga llogaritë e saj dhe hyri në një grup njohjesh të reja.

Rezorti danez ku ndodhi ngjarja

Babai i viktimës Willy, biznmesmen irlandez, vëllai Neville dhe i biri Ben, morën pjesë në gjyq, bashkë me avokatin Lesley Anderson.

Aty u tha se McPherson ishte dënuar disa herë për mashtrime financiare në Zelandën e Re, Britani e Gjermani.

“Çështja kryesore është ende ajo që ndodhi në Danimarkë. Shkaku i vdekjes është mbytja, por mënyra sesi ndodhi nuk dihet, mënyra e vdekjes bën që ajo të jetë e jashtëligjshme” tha avokati Anderson.

Leeson, rreth 1.70 e gjatë, ishte mbytur në një pishinë me thellësi uji prej vetëm 1.2 m dhe nuk kishte probleme shëndetësore të mëparshme.

Anderson tha më tej: “Pe besojmë se Paula ka qenë pa ndjenja kur ra në ujë, pasi reagimi saj natyral do të ishte ngrija në këmbë për të mos u mbytur”.

“Prandaj ajo ka rënë në ujë pa ndjenja, ne besojmë e kapur nga qafa ose e mbajtur me forcë nga dikush në qafë”.

Por prokurorët thanë se edhe pse vdekja Leeson dukej si një aksident ajo ishte një vrasje e paramenduar nga bashkëshorti, i lindur me emrin Alexander James Lang, me të cilin ishin martuar dy vjet më parë pas një romance të shpejtë./TheMirror/

FOTO GALERI
2/3
Babai i viktimës Willy, biznmesmen irlandez, vëllai Neville dhe i biri Ben, morën pjesë në gjyq

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA