Meta del në krah të partisë pro ruse të Gruevskit në Maqedoni: Fitorja e VMRO i jep dimension të ri të ardhmes së vendit

14/04/2024 16:38

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot hapur në mbështetje të ish-partisë së Nikolla Gruevskit në Maqedoninë e Veriut, në prag të zgjedhjeve që do të mbahen në vendin fqinj.

Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, Meta shprehet se fitorja e pritshme e “VMRO-DPMNE” në zgjedhjet e afërta do t’i japë një dimension të ri zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut në të ardhmen nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e saj”.

VMRO-DPMNE, një parti pro ruse, u rrëzua nga pushteti disa vite më parë pas përgjimeve që dolën në publik. Megjithatë ish-kryeministri Gruevski u akuzua për ndikim të paligjshëm dhe korrupsion në tenderin për blerjen e një automjeti Benz në vlerën 600 mijë euro. Gruevski u dënua nga gjykatat vendase me dy vjet burg për korrupsion dhe Parlamenti në Shkup miratoi kërkesën për heqjen e imunitetit të tij.

Gruevski u arratis në Hungari ku edhe kërkoi strehim politik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA