Të shpallur në kërkim për drogë, “Shqiponjat” arrestojnë dy persona në Durrës (EMRAT)
13/04/2024 13:32
Dy persona janë arrestuar nga forcat “Shqiponja” në Durrës pasi dyshohet se janë të përfshirë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Në pranga kanë rënë Daniel Kaceli 40 vjeç dhe Armando Çallëku 23 vjeç, të shpallur në kërkim nga policia në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 1”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel