Irlanda e Spanja thonë se duan të njohin ‘sa më parë’ Palestinën si shtet (fotot)

13/04/2024 18:14

Liderët irlandezë e spanjollë Simon Harris e Pedro Sanchez mbajtën mbrëmë një konferencë të përbashkët shtypi në Dublin ku konfirmuan qëllimin për të “njohur Palestinën si shtet sa më shpejt që është e mundur, kur kushtet të jenë të përshtatshme”, sipas fjalëve të Sanchez.

Kryeministri irlandez Harris tha nga ana e tij se dy kombet “të përkushtuara për vizionin e zgjidhjes me dy shtete të konfliktit, dhe të Izraelit e Palestinës që jetojnë përkrah njëri-tjetrit në paqe e siguri”.

Irlandezi Harris, mes të tjerash tha:

“Spanja e Irlanda janë interesuar prej kohësh për këtë rajon dhe e di se ne jemi të përkushtuar për zgjidhjen me dy shtete mes Izraelit e Palestinës.”

“Teksa avancojmë përpara, ne dëshirojmë që me sa më shumë të tjerë që mundemi t’i japim peshë këtij vendimi me një zë të qartë. Populli i Izraelit ,meriton një të ardhme të sigurt e në paqe, ashtu si dhe populli i Palestinës. Sovranitet e respekt të barabartë në rajon”, shtoi Harris.

Sanchez shtoi se armëpushimi i menjëhershëm është ‘një nevojë urgjente’:

“Irlanda dhe Spanja mendojnë se armëpushimi i menjëhershëm është një urgjencë, për kalimin e ndihmës në Gaza, dhe lirimin e pengjeve. Dhuna duhet të ndalojë që të veprojnë faktorët humanitarë.”

“Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të ndihmojnë Palestinën nëse nuk njeh ekzistencën e saj, prandaj ajo duhet të njihet si shtet sa më shpejt që është e mundur, kur kushtet të jenë të përshtatshme”./AFP/

FOTO GALERI
2/3
Sanchez shtoi se armëpushimi i menjëhershëm është ‘një nevojë urgjente’:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA