Artizani që nuk pushon kurrë! Josif Muça 82 vjeç, ende bën punime druri: Puna është jetë!

13/04/2024 12:45

Në këtë punishte të vogël në periferi të Elbasanit çdo ditë dëgjohet zhurma e sharrës, ndërsa në hyrje të saj qëndron një karrocë dore e mbushur me punime druri.

Më të zakonshmet janë lugët e drurit, okllai, bastun etj. Tashmë 82 vjeç, Josif Muça nuk ka bërë asnjë ditë pushim. Për artizanin e vjetër puna është jetë.

Edhe pse tashmë ky profesion i shërben për të kaluar kohën dhe për të mos e humbur si pasion, i moshuari thotë se punimet vlerësohen dhe kanë treg.

Edhe pse të rinjtë kanë zgjedhur rrugët e kurbetit dhe zanatet po shkojnë drejt zhdukjes, me keqardhje Josifi thotë se duhet më shumë angazhim nga të rinjtë, por edhe motivim e mbështetje për ta.

Top Channel