Shteti amerikan i Louisiana kalon ligjin që ndalon udhëzimet e OBSH, OKB e FEB në territorin e saj (fotot)

11/04/2024 21:51

Senati i shtetit amerikan i Louisiana kaloi javës që shkoi unanimisht ligjin që ndalon pushtetin e udhëzimeve të tre organizatave të mëdha globale në territorin e saj.

Ligji 133 i Senatit të Luisiana deklaron se “Organizata Botërore Shëndetesore, Kombet e Bashkuara dhe Forumi Ekonomik Botëror, nuk kanë jurisdiksion ose pushtet në shtetin e  Louisiana.”

Propozimi nisur nga senatorët republikanë Valarie Hodges e Thomas A. Pressly si dhe përfaqësuesja Kathy Edmonston ndalon që shteti dhe agjencitë qeveritare në Louisiana të pranojnë apo të zbatojnë rregulla, politika, taksa apo urdhëresa të lidhura me tre agjencitë globale te permendura.

Senatorja Hodges (e Distriktit 13) tha për rrjetin Blaze News se ligji vjen pas “disa vjet tentativa për të siguruar sovranitetin e shtetit nga influenca e tre organizatave OBSH, OKB e FEB”.

“Ne kemi parë me tmerr herën e fundit kur rekomandimet ao rregullat e detyruara nga organizata të tilla lënduan qindra mijëra amerikane që morën injeksionet, për të cilat na kishin thënë se ishin të sigurta e efektive”, tha Hodges.

“Tani ne po shikojmë efektet e rënda anësore dhe vdekjet për arsye se ekspertët kishin gabuar”, shtonte senatorja.

“Këto organizata detyruan amerikanët të merrnin ndërhyrjen mjekësore pa testime klinike apo studime afatgjata për pasojat”.

Hodges shtonte se është e rëndësishme të veprohet tani që republikanët kontrollojnë legjislacionin, teksa ligji duhet ë miratohet në parlamentin lokal dhe të firmoset nga guvernatori Jeff Landry, teksa pritet të hyjë në fuqi më 1 gusht 2024.

Nuk është e qartë si do të veprojë qeveria federale e Uashingtonit në lidhje me çështjen, por Hodges shtonte: “Ne si të zgjedhur duhet të fokusohemi të bëjmë atë që është e drejtë jo atë që mund të pranojnë ose jo gjykatat”.

Ligji republikan vjen disa javë para votës së 27 majit në asemblenë botërore të shëndetit ku do të votohet Traktati i Përgatitjes për Pandemitë i OBSH, një ligj detyrues që delegon autoritetin e OBSH në të gjitha shtetet anëtare në lidhje me politikat e përgatitjes, reagimit e parandalimit për sëmundjet”.

Shumë republikanë në SHBA e kanë kritikuar iniciativën për mungesë transparence dhe negocjata nën tavolinë, si dhe për ndërhyrje në sovranitetin e shteteve apo detyrime të panjohura financiare ndaj tyre.

Blaze News raportonte më herët fjalën e republikanit Chris Smith që cilësonte nismën si “kërcënim ndaj të drejtave të pronës, fjalës së lirë dhe mbështetje të Kiëns në kurriz të SHBA”.

Republikani Brad Wenstrup  nga Ohio, gjithashtu kritikonte traktatin duke thënë se gjatë pandemisë “OBSH iu dorëzua direktivave të partisë komuniste kineze , ndërsa tani kërkon të ndërhyjë në të drejtat tona me propozimin e traktatit të pandemisë”.

FOTO GALERI
2/3
Ligji republikan vjen disa javë para votës së 27 majit në asemblenë botërore të shëndetit ku do të votohet Traktati i Përgatitjes për Pandemitë i OBSH, një ligj detyrues që delegon autoritetin e OBSH në të gjitha shtetet anëtare në lidhje me politikat e përgatitjes, reagimit e parandalimit për sëmundjet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA