Shpëtohen të humburit në ishullin e shkretë që shkruan fjalën ‘ndihmë’ me degë palme (fotot)

11/04/2024 18:41

Tre detarë janë shpëtuar nga një ishull i largët në oqeanin Paqësor ku ishin bllokuar, pasi kishin shkruar në plazh me degë palme fjalën “HELP” (anglisht: Ndihmë).

Një javë pasi kishin mbetur në ishull, sinjali tyre ishte parë më në fund nga një avioni marinës së SHBA që po ndihmonte në kërkimin e tyre.

Fotoja me sinjalin e shkruar ‘HELP’ u shpërnda nga roja bregdetare e SHBA, duke treguar sesi fjala ishte ndërtuar me rreth 20 degë palme.

Tre burrat në të 40-at, u shpëtuan më pas nga anija e rojës bregdetare në dhe u dërguan ne ishullin Pikelot Atoll ku banojnë, në rajonin e Mikronezisë së oqeanit Paqësor, i banuar vetëm nga disa komunitete të vogla vendase.

“Shkrimi i fjalës ‘ndihmë’ duke përdorur degë palme ishte thelbësor në shpëtimin e tyre,” tha lejtanti Chelsea Garcia, e rojës bregdetare.

Tre burrat raportohen se ishin vëllezër dhe marinarë me eksperiencë.

Teksa lundronin me mjetin e tyre të vogël me vela në fillim të muajit që shkoi ata kishin mbetur të bllokuar në ishullin e pabanuar rreth 100 milje detare (180 km) larg ishullit ku banonin.

Kur ata nuk po ktheheshin të afërmit dërguan sinjale alarmi për ushtrinë e SHBA që dërgoi një avion zbulues P-8.

Fillimisht avioni kishte lëshuar një radio për të komunikuar me të humburit, të cilët i thanë se ishin mirë me shëndet dhe se kishin ushqim e ujë në ishullin e zbrazët.

Mëngjesin tjetër një mjet i marinës i tërhoqi ata dhe i dërgoi në ishullin e tyre Polowat Atoll, po atë ditë.

FOTO GALERI
2/3
“Shkrimi i fjalës ‘ndihmë’ duke përdorur degë palme ishte thelbësor në shpëtimin e tyre,” tha lejtant Chelsea Garcia, e rojës bregdetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA