Pamje shokuese të nisjes së gomones së tejmbushur drejt Britanisë, teksa policia franceze ‘nuk i ndalon dot’ (foto-video)

11/04/2024 15:25

Policia franceze është filmuar së fundmi duke qëndruar indiferente teksa dhjetra emigrantë vraponin në plazhin francez, duke t’u ngjitur në gomonen ilegale për të kaluar ngushticën drejt Anglisë.

Zhvillime shokuese vijnë në një kohë që Britania thotë se investuar 500 milionë paundë te policia e brigjeve veriore franceze, për të ndaluar fluksin e emigrantëve dhe rrezikimin e jetës së tyre në kalimin e detit.

Pamjet e publikuara në një dokumentar të rrjetit britanik ITV, tregonin trafikantët që vepronin të patrazuar nga policia franceze që sillej aty rrotull me mjetet e tyre, pa mundur të ndalonin turmën e frikshme prej më shumë se 70 vetësh.

Grupi i madh i emigrantëve përfshi dhe fëmijë, shihej që vraponin drejt detit mëngjesin e disa ditëve më parë, duke tej mbushur gomonen e madhe, pa pasur frikë nga policia që lëvizte aty pranë me dy mjete të vogla fuoristradë.

Teksa pasagjerët ngjesheshin në mjetin prej gome, ai bëhej gjithnjë e më i tejmbushur dhe i rrezikshëm per te lundruar.

Francezët njoftuan për nisjen autoritetet britanike, të cilat i pritën emigrantët në anijet e rojës bregdetare sapo hynë në ujërat e tyre dhe i shoqëruan në Britani, raporton televizioni ITV.

Ndërkohë qeveria e Londrës thotë se “po lufton me të gjitha forcat për të ndaluar fluksin e emigrantëve drejt vendit”.

Pamje të mëtejshme tregojnë mbërritjen e refugjatëve ilegalë në postin e Dover ku nisën procedurat e verifikimit dhe të aplikimit.

Video shokuese ngre të tjera pikëpyetje mbi aftësinë apo vullnetin e kryeministrit Rishi Sunak për të mbajtur premtimin e tij për ‘ndalimin e gomoneve’, ashtu si dhe mbi perkushtimin e qeverisë britanike për të ndaluar këtë fenomen, siç pretendon.

Cështja pritet të diskutohet në parlamentin britanik më 15 prill./DailyMail/

FOTO GALERI
3/5
Ndërkohë qeveria e Londrës thotë se “po lufton me të gjitha forcat për të ndaluar fluksin e emigrantëve drejt vendit”.

Top Channel