Pamje ajrore tregonin sot masën e rëndë të përmbytjeve në rajonin veriperëndimor kazak Atyrau, ku shtëpitë shiheshin thuajse të mbuluara nga uji në fushat e Qulsary.
Shkaku i raportuar i përmbytjeve është shkrirja e shpejtë e dëborës që ka shkaktuar vërshime të lumenjve në jug të Uraleve ruse.
Autoritetet kazake thonë se kanë evakuar mijëra njerëz teksa “niveli i ujërave dhe i rrezikut vijon të rritet.”
Edhe në anën ruse të kufirit zyrtarët po përballen me përmbytje nga lumenjtë duke thënë se gjendja është nga më të rëndat në disa dekada.
“Situata është e rëndë dhe uji vijon të ngrihet,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov duke shtuar se 7,700 banore janë evakuar nga rajoni i Orenburg që është goditur më rëndë.
Përmbytja pritet të përkeqësohet dhe në qytetin rus Kurgan, panë kufirit kazak, ku banojnë rreth 300,000 nejrez pranë brigjeve të lumit Tobol.
Agjencitë vendase publikonin imazhe të ushtrisë dhe banorëve që vendosnin thasë rëre në brigjet e lumenjve, teksa ‘sirena alarmi’ dëgjoheshin në qytet.
Ministri rus i emergjencave Alexander Kurenko vizitoi sot rajonin fqinj Tyumen, gjithashtu i prekur nga përmbytjet, ku tha se gjendja ishte “disi më e stabilizuar”./AFP/
Top Channel