Raporti Rike-Juli-Erjola është krisur. Kjo pasi Juli dhe Erjola kanë kritikuar lojën e Rikës, që sipas tyre, është e influencuar nga Jetmiri dhe të tjerët.

Rikja nuk i ka pritur aspak mirë këto deklarata, madje tha se Juli dhe Erjola janë të gatshëm të shesin edhe veshkën për këtë lojë.

Më thonë je e influencuar, unë prekem sepse mendimet janë të miat nuk janë të dikujt tjetër. Sa i përket Juli, ka dy javë që më thotë je e influencuar. Nëse nuk do ta pranosh që janë mendimet e mia, mos e prano. Juli është mësuar me aleanca unë jam elektron i lirë. Disa njerëz shesin edhe veshkën për ketë lojë, unë jam këtu për të treguar sa e thjeshtë jam. Edhe kur janë në krevat në gjumë flasin për lojë, unë rri me ta se ma do shpirti, ata flasin për mua je e influencuar, jo pra, janë mendimet e mua”-tha Rikja.

“Me rozën kam pasur dhe afrimitet dhe kam ndarë mendime loje. Të ndalem te Rikja, nuk lëmë njëra tjetrën të flasim dhe ndodhin keqkuptime. Mua më kanë thënë ndikohesh nga Juli, jam në një garë që më pëlqen që mendimet e mia ti ndaj me një person me mendime të njënjta. Ajo që më vjen keq se unë me Riken nuk jemi zënë kurrë dhe po flas për një hiç gjë. Ajo që thë hedh poshtë çdo gjë”-tha Erjola.

Kemi energji të njëjta, kjo shtëpi është ndarë në dysh. Unë me Julin në shumë gjëra ndajmë të njëjtën logjikë, Riken e kam mikeshë nga jashtë, Erjolën e vlerësoj dhe na ha muhabeti. Te unë Juli nuk ka ndikuar dhe kjo u vërtetua sot. Unë nuk kam besim te asnjë, si lojtare jam gjakftohtë dhe nuk përfshihem emocionalisht”-tha Roza.

Top Channel