Vinte baste me celular brenda lokalit të tij, arrestohet pronari 58 vjeçar në Shkodër

08/04/2024 11:50
Bastet sportive në celularin e 58 vjeçarit

Një pronar lokali është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi është kapur në flagrancë duke vënë baste sportive nëpërmjet telefonit.

Në pranga ka rënë Z.K i cili kishte përshtatur lokalin e tij në lagjen “Ahmet Haxhija” për ushtrimin e paligjshëm të veprimtarisë së lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar 1 celular që përdorej për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel