Përndiqte të renë duke i dërguar mesazhe në rrjete sociale, arresohet 38-vjeçari në Vlorë

08/04/2024 14:51

Një 38-vjeçar në ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi dyshohet se ka përndjekur një të re. 

Sipas policisë R. H., ka përndjekur një mënyrë të vazhdueshme një 25-vjeçare, duke i dërguar asaj mesazhe në rrjete sociale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin R. H., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 25-vjeçare, duke i dërguar mesazhe në rrjetet sociale”, thuhet në njoftim.

Raste të tilla kanë qenë të vazhdueshme kohët e fundit, ku vajzat bien pre e përndjekjes në rrjete të ndryshme sociale.

Top Channel