Mbi 2400 fara kanabisi dhe kokainë në banesë, arrestohen tre bashkëpunëtorët në Lezhë (EMRAT)

08/04/2024 10:12
Arrestimi i të akuzuarve për kultivim dhe shpërndarje droge në Lezhë

Tre persona janë arrestuar nga policia e Lezhës në kuadër të operacionit “Tempulli 2” nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë Fatjon Canga 36 vjeç, Xhovano Ivanaj 34 vjeç si dhe Erbardh Gjeloshi 39 vjeç.

Këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë përfshirë në veprimtari kriminale në fushë e narkotikëve. Pas kontrolleve fizike në banesat e të arrestuarve, u gjetën 2450 fara kanabisi, një sasi lënde narkotike kanabis, një grirëse për lëndën narkotike dhe 3 celularë që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel