I shpallur në kërkim për shpërndarje droge, 23 vjeçari kapet në Portin e Durrësit, në tentativë për të ikur jashtë vendit

08/04/2024 11:10
Foto ilustruese

Një 23 vjeçar i identifikuar si E.Q, është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike.

I riu u kap në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Gjykata e Elbasanit, kishte caktuar masën “arrest me burg” ndaj të riut për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel