Prifti katolik digjet për vdekje kur pelerina i merr flakë gjatë ceremonisë së qirinjve (fotot)

06/04/2024 15:22

Një prift ka humbur jetën kur pelerina e tij zyrtare mori flakë nga shkëndija e një qiriri gjatë një ceremonie të Pashkëve në Zaragoza të Spanëjs.

I ndjeri kishte pësuar djegie në 50 përqind të trupit nga aksidenti makabër në fundjavën e Pashkëve dhe luftoi për jetën për katër ditë në spital.

Prifti Javier Sánchez, u përfshi tragjikisht nga flakët në ceremoninë e ndezjes së qirinjve në manastirin spanjoll, teksa sipas raportimeve kishte tentuar të mbronte murgeshat nga zjarri.

Autoritetet kanë nisur hetime teksa besojnë se parafina në enën me zjarr kishte ndihmuar në përhapjen e flakëve.

Megjithëse At Sanchez u dërgua në spitalin Miguel Servet në Zaragoza, ai vdiq më vonë nga dështimi i disa organeve jetësore.

“Prifti u përpoq të mbronte murgeshat kur thëngjijtë u ndezën në enën ceremoniale të zjarrit,   teksa një substancë ndezëse ishte përdorur fillimisht për nisjen e zjarrit”, tha një burim për të përditshmen vendase El Heraldo de Aragón.

At Sanchez do të drejtonte ritualin e  ‘bekimit të zjarrit’ – i cili mbahet gjatë Meshës së Shenjtë të së shtunës, kur zjarri qirinjve qëndron ndezur për 50 ditë në celebrim të Pentecost, sipas traditës vendase.

Prifti ndjerë shërbente në La Jota, dhe kishte prezantuar disa programe fetare në televizion.

Lajmin e dha kryepeshkvi i Zaragoza që tha në një deklaratë: “Me dhimbje komunikojmë se mëngjesin e sotëm prifti Javi Sánchez ka vdekur, lutemi për prehjen e tij të përjetshme”.

Vllazëria spanjolle e Përulësisë gjithashtu shprehte ngushëllimet dhe mbështetjen për familjen e të ndjerit, në një postim në Facebook:

“Përulësia e Zotit dhe ëmbëlsia e Marisë e shoqëroftë atë në qiell. Prehu në paqe, nuk do të harrojmë kurrë, Javi. Kujdesu për ne në lavdi”, shkruante vllazëria./DailyMail/

FOTO GALERI
1/3
Prifti Javier Sánchez, u përfshi tragjikisht nga flakët në ceremoninë e ndezjes së qirinjve në manastirin spanjoll

Top Channel